Ronaldo tregon se kush është goli më i bukur në karrierën e tij

0

Cristiano Ronaldo pranon se një nga kujtimet e tij më të bukura në karrierë lidhet pikërisht me Juventusin, ndonëse jo në mënyrën që do të donin tifozët e skuadrës bardhezi.

Në një intervistë të dhënë për kanalin e Livescore në Youtube, sulmuesi portugez 5 herë fitues i Topit të Artë ka sjellë në kujtesë të gjithë golat e shënuar, për të veçuar njërin prej tyre si më të bukurin, pikërisht atë ndaj Buffon në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Kam shënuar plot 777 gola dhe natyrisht që çdonjëri ka pasur rëndësinë e vet, por ai më i veçanti për mua mbete goli që i kam shënuar mikut tim Buffon, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, në vitin 2018. Ishte një nga roveshiatat më të bukura, le të themi perfekte”, tha Ronaldo.

Edhe në listën e ndeshjeve më të bukura, sulmuesi portugez veçon një nga përballjet me Juventusin si kundërshtar, por edhe një sfidë të vlefshme për Kupën e Botës ndaj Spanjës.

“Është e vështirë të zgjedh ndeshjen perfekte, por do të veçoja atë ndaj Spanjës në Rusi 2018, kur shënova tre herë dhe finalen e Ligës së Kampionëve më 2017-ën në Cardiff, sërish ndaj Juventusit, ku arrita të shënoj dy herë”, deklaroi 5 herë fituesi i Topit të Artë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu