Ronela Hajati i “merr” vëmendjen Rita Orës, performanca e saj bëhet virale në rrjet

0

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka mbajtur një koncert në Tiranë i cili është ndjekur nga mijvra të rinj që mbushin sheshin.

Gjatë koncertit performuan edhe këngëtaret Kida, Efi Gjika dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Ronela Hajati e cila e elektrizoi skenën me performancën e saj.

Mesa duket performanca e Ronelës ka tërhequr dhe vëmendjen e publikut pasi fotot e saj gjatë koncertit janë bërë virale në rrjetet sociale, ndoshta më shumë se ato të vetë Rita Orës.

Koncerti ishte pa bileta, falas dhe një homazh për 11-vjeçaren e përdhunuar në Kosovë disa ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu