“Jashtë vlerësohet mundi”/ Të rinjtë e Elbasanit “bum” regjistrimesh në degën e mjekësisë, e shohin si mundësi për t’u larguar nga vendi: Angli ose Gjermani…

0

Vijojnë regjistrimet në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Deri tani jane regjistruar 700 studente. Trendi vijon të jetë i njëjtë me atë të viteve të fundit, ku vërehet një ”boom” të rinjsh të regjistruar në degët e mjekësisë. Vetëm në degën e infermjerisë rezultojne 230 te regjistruar nga 260 kuota të lira. Vetë studentët pohojnë se zgjedhin degët e mjekësisë si një mënyrë për tu larguar jashte vendit.

“Për të ndihmuar njerëzit! Nëse na vlerësojnë mundin dhe sakrificat rrijmë këtu, por personalisht e mendoj që të ik jashtë. Qejf nuk kam të ik. Shumë shokë e shoqe kanë ikur para meje, prindërit tanë janë mësuar dhe ata s’kanë ça të bëjnë”-tha një nga studentet.

“Është degë që të ofron më shumë mundësi, do ik ose në Angli ose Gjermani”-tha një tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu