Ronela reagon pas skualifikimit: Unë fitova publikun, ata kanë të drejtë!

0

TIRANË– Ronela Hajati nuk shkoi dot në finalen e Eurovizion 2022. Duket se kjo nuk e ka dëshpëruar aspak këngëtaren e cila e kishte nisur këtë rrugëtim me shumë vrull. Pasi mësoi se nuk do të mund të shkojë në finale, Ronela ndau me publikun një foto dhe një mesazh. Përkah selfie, me disa nga balerinët e saj, Ronela shkruan se edhe nëse do të shkonte në finale, do të ishte e fundit në listë. Po ashtu, ajo është e bindur se ka fituar zemrën e publikut.

‘Edhe sikur të isha në finale do të isha i fundit! e di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun! Dhe ata kane gjithmonë të drejtë! TE DUA ‘- shkruan Ronela.

Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” çeli mbrëmjen e kaluar festivalin më të madh muzikor Europian, Eurovision, por nuk është kualifikuar në FINALE. Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu