Rrahu prindërit, arrestohet 30 vjeçari në Shkodër

0

Komisariati i Policisë Shkodër

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. H., 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, pasi ky shtetas, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike nga ish-bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ mbetur në tentativë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 40 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu