Rrëfimi i Dhurata Saliaj për bashkëshortin Kudret Isaj që u vra sot nga babai i saj

0

Kudret Saliaj u ekzekutua ditën e sotme pranë gjykatës së Tiranë me 5 plumba nga ish-vjehrri Mexhit Picari pasi ishte në proces divorci me vajzën e tij, Dhurata Salijan. Kjo ishte seanca e 5 e çiftit ku prej më shumë se një viti kishte nisur procedurat për ndarjen, ndërsa të shoqen e akuzonte për dhunë në familje. Mes palëve prej vitesh ka akuza dhe kundër akuza. Ndaj Dhuratës nuk kanë munguar akuza për dhunë, mosmarrëveshje apo tradhti bashkëshortore.

Pas arrestimit, autori i vrasjes së dhëndrit Mexhit Picari u ka thënë forcave policore se vrasjen e bëri për t’i ruajtur nderin vajzës.

Rasti i konfliktit brenda familjes Saliaj që jetonte në kryeqytet, është trajtuar edhe në emisionin Uniko, të gazetarit Spartak Koka. Në këtë emision, vetë Dhurata, bashkëshortja e të ndjerit dhe vajza e autorit të vrasjes, pati rrëfyer në nëntor të 2020-ës historinë e saj.


RREFIMI I DHURATA SALIAJ:

Dhurata Saliaj ka treguar historinë e ndarjes nga bashkëshorti i saj dhe problemet që lindën në familjen e saj pasi u akuzua nga burri, fëmijët e saj dhe vjehrra për dhunë fizike e psikologjike dhe tradhti bashkëshortore.

Në një intervistë për emisionin “Uniko” ne nëntor 2020, 32-vjeçarja Dhurata Saliaj është shprehur se gjithçka kulmoi në datën 2 tetor të këtij viti, pikërisht në ditën e datëlindjes së babait të saj.

Ajo kishte shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë, ndërsa bashkëshorti e akuzoi se e kishte shoqëruar i dashuri. Dhurata mohon këto pretendime, dhe thotë se burri shkoi ta merrte nga spitali dhe më pas e dërgoi në shtëpinë e prindërve.

Dhurata Saliaj: Si mund t’i them unë bashkëshortit tim me gjithë qejf, më ço te babai im që të ndahem nga burri. Kjo është një gjë shumë e rëndë për atë, por ata e kishin menduar aq mirë këtë pjesë. Më ka marrë nga spitali, më ka tërhequr nga krahu i majtë, që e kam dhe shenjë pickimi, dhe më ka futur në makinë. I them pse shkojmë këtej? A do shkojmë te shtëpia? Jo tha, do shkojmë te babai yt të ballafaqohemi.

Për çfarë të ballafaqoheni?

Dhurata Saliaj: Pse kam ikur unë vetëm në spital. Si mund ta lërë gruan ai, 17 vite që unë kam jetuar me atë, pse kam vajtur vetëm në spital? Pastaj më ka marrë në makinë dhe u habita kur m’u fut djali në makinë mbrapa.

Keni debatuar me djalin në këtë moment?

Dhurata Saliaj: Jo fare. S’kam debatuar fare. Atë ditë babi kishte datëlindjen. Mendova se do vinim dhe për datëlindjen e babit. S’e mendova unë që ai do më linte këtu.

Pra, ju jeni ndarë dhe ka ndodhur gjithë historia në ditën e datëlindjes së babait tuaj?

Dhurata Saliaj: Që ishte një surprizë e madhe dhe për babin.

Por ai pretendon se ka debatuar me ju dhe ju ka lutur që të ktheheni në shtëpi për hatër të fëmijëve dhe ju keni thënë unë nuk kthehem kurrë më mbrapa me ju. Madje keni debatuar dhe me djalin tuaj për pjesën e të dashurve që pretendon se ju i kishit.

Dhurata Saliaj: Kjo s’është e vërtetë. Bashkëshorti im s’më ka dhënë as edhe një sqarim. Unë kam tentuar e kam marrë dhe më mbrapa në telefon dhe i kam thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here