“Rrënjët”, Xhaçka publikon videon e veçantë të fushatës

0

Rikthimi në qarkun e Korçës, aty ku e kanë origjinën prindërit e saj si edhe bashkëshorti, për Olta Xhaçkën, kandidaten për deputete të PS është kthim te rrënjët.

Përmes një video të veçantë xhiruar në Ersekë, Rehovë, Vithkuq, Korçë, Pogradec, Pustec, Maliq, Devoll etj, kandidatja Xhaçka, aktualisht ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rama i bën homazh vlerave të banorëve të qarkut Korçë me mesazhin e bukur të dashurisë për rrënjët dhe përkushtimit ndaj punës e sfidave.

Xhaçka renditet e pesta në listën e kandidatëve të qarkut Korçë, ku PS në zgjedhjet e 25 prillit synon të marrë 7 mandate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu