Rrëqebulli drejt zhdukjes! France 24 i kushton artikull Shqipërisë Juglindore: Shtëpia e 10 maceve të egra, “beteja” për t’i shpëtuar

0

Në malet me pamje nga një liqen i kaltër në Shqipërinë juglindore, ekspertët e jetës së egër po gjurmojnë rrëqebullin e Ballkanit si pjesë e përpjekjeve të fundit për të shpëtuar specien nga zhdukja.

“Fantazma e pyllit” e cila jeton në malet e mbuluara me pemë që përshkojnë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, tani është ndër gjitarët më të rrezikuar në botë, paralajmërojnë shkencëtarët. Sipas analizës së vitit të kaluar, ka më pas se 40 mace të egra në 3 vende të Ballkanit, dhe ky numër i ulët ka ardhur si pasojë e shpyllëzimit dhe gjuetisë pa leje.

Shqipëria është shtëpia e më pak se 10 prej tyre, duke rënë ndjeshëm nga më shumë se 200 në vitet 1980.

“Ne jemi shumë të shqetësuar se nëse nuk arrijmë të rrisim numrin dhe shpërndarjen e tij shumë shpejt, do ta humbasim përgjithmonë,” tha Manuela von Arx nga fondacioni zviceran Kora, i cili është pjesë e programit të rimëkëmbjes së rrëqebullit ballkanik.

Në Malit të Thatë me pamje nga liqeni i Prespës, dy ekspertë që marrin pjesë në programin e vrojtimit të rrëqebullit të Ballkanit instalojnë me kujdes kamera të automatizuara në lisa. Ata shpresojnë të kapin imazhet e mishngrënësit të ndrojtur dhe të pakapshëm që fle ditën dhe gjuan natën për drerë, lepur dhe dhi e egër.

“Është e vështirë të kapësh një imazh të mirë”, tha inxhinieri i pyjeve Ilir Shyti teksa bashkë me kolegun Melitjan Nezaj kontrollonin pozicionet e kamerave. Kamera duhet të pozicionohet mirë për të mbuluar shtegun e përdorur nga rrëqebulli. Në nëntor 2021, kamerat në zonë kapën një rrëqebull që vinte nga Maqedonia e Veriut, të cilin ekspertët e panë si një shenjë të mirë për qëndrueshmërinë e specieve.

Ajo që vlen të theksohet është tregtia pa leje e këtyre kafshëve në vend, vepër ëe dënohet deri në shtatë vjet burg, por sistemi i drejtësisë është krejtësisht i painteresuar për problemin. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkuar forcat në kuadër të programit të rimëkëmbjes së rrëqebullit të Ballkanit, të financuar nga fondacione të huaja si Kora, Euronatur dhe Mava. Ata gjithashtu përpiqen të edukojnë gjuetarët dhe popullatën e përgjithshme për kërcënimin e zhdukjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu