Rreth 100 familje prej një muaji pa ujë në Elbasan

0
Screenshot

 

Rreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan prej një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët thonë se problemet me furnizimin me ujë të pijshëm kanë rreth 6 vite që i vuajnë por situata është përkeqësuar në fund të 2024 ku uji i pijshëm është ndërprerë. Shprehen se janë ankuar pranë UKE për situatën por nuk kanë marrë ende një përgjigje se përse nuk kanë ujë. Me librezat në duar, që faktojnë se i paguajnë rregullisht faturat ata shprehen të indinjuar.

Më e vështirë situata është për familjet që kanë fëmijë të vegjël. Banorët detyrohen ta mbushin larg ose ta blejnë ujin për konsum.

Edhe pse kanë kërkuar disa herë ndërhyrje nga Ujësjellësi i Elbasanit për të rregulluar këtë problem, deri me tani këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje duke bërë që edhe për vitin 2025 kërkesa e qytetarëve elbasanas të jetë furnizimi me ujë të pijshëm.