‘Rreth 2 mln refugjatë të tjerë pritet të largohen nga Ukraina’/ Ambasada Amerikane: Shqipëria dhe vendet europiane do ndihmojnë për t’i pritur e mbështetur

0

Ambasada e SHBA -ve në vendin tonë ka reaguar lidhur me luftën në Ukrainë dhe refugjatët që po i largohen këtij vendi si pasojë e agresionit rus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada shkruan se vendet e evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë po bëjnë ç’munden për të ndihmuar në mbështetjen dhe pritjen e refugjatëve.

Sakaq shton se prej fillimit të luftës, janë larguar rreth 5 mln refugjatë, ndërsa deri në mars të këtij viti pritet të largohen edhe 2 milionë të tjerë.

Postimi i plotë:

Që nga fillimi i luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar, Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka raportuar se të paktën pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe priten deri në dy milionë të tjerë deri në mars 2023. Vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë, po bëjnë ç’munden për të ndihmuar në mbështetjen dhe pritjen e refugjatëve, siç tregohet në imazhin e mëposhtëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu