Të shtëna me armë në një funeral në Londër, raportohen 4 të plagosur

0

Një vajzë 7-vjeçare dhe tre persona të tjerë u plagosën nga të shtënat në një funeral pranë stacionit Euston në Londër .

Vajza u plagos pasi dyshohet se u qëlluan nga një “makinë në lëvizje” jashtë kishës St Aloysius, tha policia, raporton The Sun. E ndërsa aktualisht nuk dihet se sa të rënda janë plagët e vajzës, 7-vjeçarja po trajtohet në spital.

Tre gra, të moshës 48, 54 dhe 41 vjeç, gjithashtu u dërguan me urgjencë në spital pas incidentit.
Mobilizimi i autoriteteve ka qenë i menjëhershëm, ndërsa është “ngritur” një helikopter policie.

Një dëshmitar, i cili pretendon se ka qenë brenda kishës kur ka ndodhur ngjarja, përshkroi se u fsheh kur dëgjoi të shtënat.

“Kaos kaos. Ishte e tmerrshme. Askush nuk e dinte nëse ishte një bombë apo një person i armatosur. Ne po kërkonim vende për t’u fshehur. Të gjithë u grumbulluam nëpër qoshe dhe kudo tjetër që mundëm. U nisëm pas rreth 10 minutash, nuk guxova të largohesha më herët”, tha ai.

Një tjetër dëshmitar okular tha: “Kur mbaroi funerali, ne dolëm jashtë. Erdhi një makinë e zezë dhe filloi të qëllonte me plumba. Ishte kaotike!’

Policia tha se për momentin nuk ka të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu