Rreth 3000 gjoba në katër ditë/ Reagon ministri Lleshaj

0

Në katër ditët e para të hyrjes në fuqi të aktit normativ për maskat me detyrim në ambiente të hapura janë gjobitur në total 2811 “të pabindur”. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se policia është e detyruar nga ligji për të kërkuar zbatimin e kësaj mase.

Lleshaj shprehet se mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.
Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë“, shkruan Lleshaj