Rrezikoi mbytjen në plazhin e Vlorës, gruaja dërgohet në gjendje kritike drejt spitalit

0
FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Një grua e cila ka rrezikuar mbytjen në plazhin e Vlorës është dërguar në gjendje kritike drejt spitalit.

Policia njofton se rreth orës 08:40, në afërsi të “Plazhit të Vjetër”, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det.

Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu