Rrezikon të përhapet zjarri në Metalurgji. Merr flakë një grumbull tjetër skrapi (Foto, Video)

0

Zjarri në pikën e skrapit të ‘Kurum’ në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është aktive që prej paradites së sotme.

Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi.

Nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

Mësohet se flakët kanë p♪7rfshirë një grumbull tjetër me skrap.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu