Rreziku i ndotjes së ujit të pijshëm në Elbasan nga ujërat e zeza

0

 

Dyndjet e ndërtimeve pa leje nga viti 1992 e deri vonë, vendosën në rrezik objekte të rëndësisë së veçantë, si në rastin e ujësjellësit të Elbasanit. I vendosur në Krastë të Vogël dhe Mengël sistemi i pompave nxjerrëse të ujit të pijshëm rrethohet nga ndërtime pa leje duke shkelur të gjitha masat e sigurisë të parashikuara për t’i ruajtur ujësjellësit nga ndotja. Duke qënë se një pjesë e banesave ndodhen jo me larg se 100 metra nga pompat , ka dyshime se ujërat e zeza bashkohen me ato të ujësjellësit duke ndotur ujin që konsumon qyteti i Elbasanit. Një fakt i tillë pohohet nga vetë banorët e Krastes të cilët kanë shtëpitë prënë pompave të ujit.

Lidhur me shqetësimin e ndotjes së tubacioneve te ujit te pijshem, Rovena Halili Shefe e Kabinetit U.K Rajoni Elbasan shprehet se shqetësimi egziston, ndaj kanë gjetur mënyra paralele , duke cituar hapjen e një kanali mbrojtës . Ndërsa në rast reshjesh Halili thotë se detyrohen të bllokojnë furnizimin me ujë të zonës. Pavarësisht problemeve teknike ajo siguron se uji i Elbasanit nuk është i ndotur.

Ndonëse ky shqetësim është ngritur disa herë nga qytetar dhe ekspert të ndotjes asnjë masë tjetër nuk është marrë. Bashkia e Elbasanit bën me dije se kanë në projekt një investim që do ti jepte zgjidhje problematikës me ujin e pijshëm, por deri atëherë do të duhet të pritet.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu