Rrëzimi i avionit në Kelmend, flet kryebashkiaku Tonin Marinaj: Dy personat nuk kanë pësuar asnjë lëndim përderisa kanë ikur

0

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tha për avionin që u rrëzua në zonën e Kelmendit se një fuoristradë ka ardhur dhe i ka marrë dy personat që ishin brenda tij dhe se ata nuk kanë pësuar lëndime përderisa janë larguar nga vendngjarja.

Marinaj theksoi se dy personat flisnin shqip dhe se për punë minutash policia do jetë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota.

“Kam komunikuar me kryeplakun e fshatit, i cili është 50 metra larg avionit. Avioni ka bërë ulje të detyruar në livadh, ka tentuar të ngrihet dhe nuk ka mundur.

Një furiostradë dhe tani verifikimet do ti bëjë polciia për të zbardhur ngjarjen. Ata kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore përderisa janë larguar nga vendgjarja dhe po ashtu flisnin shqip . Janë bjeshkë, për 5 minuta banorët mund të shkojnë në këmbë deri aty, nuk është zonë e banuar.

Ka ardhur një mjet që ka ardhur i ka marrë dy personat. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë ndonjëherë.

Për pak minuta policia do të jetë në vendngjarje për të parë se kujt i përket ai helikopter”- u shpreh Marinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu