Shpërthen në flakë bombola e gazit, digjen 2 punonjës të firmës së skrapit

0

Shpërthen në flakë bombola e gazit, digjen 2 punonjës të firmës së skrapit.

Ngjarja ndodhi në mesditë në Krujë, në një firmë për mbledhje hekurishtesh në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu