Rrëzohet tenda në shëtitore,plagosen tre punëtorë

0

Një tendë që po vendosej tek një pjesë e shëtitores së re në Sarandë është rrëzuar dhe për rrjedhojë janë plagosur tre punëtorë të firmës që punon.

Burimet bëjnë me dije se punëtorët menjëherë janë transportuar në spitalin e qytetit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tendës prej hekuri.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu