‘Rrëzohet’ vetingu: KPA rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari

0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të rikthejë në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari.

Kryesuesja e lexoi bazën ligjore ku mbështetet vendimi, pasi u këshillua dhe dëgjoi palët, përfshirë edhe Komisionerin Publik. Ky i fundit ishte dakord që të rishikohej vendimi.

Më 18.07.2018, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të Sevdarit si prokurore e Tiranës. Por Komisioneri Publik kërkoi prishjen e vendimit dhe shkarkimin nga detyra. 

Sevdari i ankua në Gjykatën e Strasburgut, e cila i dha të drejtë asaj.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu