FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion. Finalja e madhe e Final Four do të luhet në “Arena Kombëtare”, më 12 maj ora 20:00.
Çmimet janë rritur në krahasim me biletat e gjysmëfinaleve të “Final Four”. Nga 500 lekë të reja, çmimi më i lirë është 1000 lekë të reja. Biletat variojnë deri në 5000 lekë të reja.
Aktualisht vetëm Vllaznia njihet si finaliste, pasi mposhti Dinamon dje me rezultatin 2-1. Finalisti tjetër do të vendoset mbrëmjen e sotme nga çifti Egnatia-Partizani.
Çmimet e biletave: 1000 lekë, 1500 lekë, 3000 lekë, 4000 lekë, 5000 lekë.