Rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimeve, ka bërë që shumë familje në Elbasan të jenë në vështirësi për të plotësuar të tre vaktet.
Të “lodhur” tashmë nga borxhet e vazhdueshme,shumë tregtarë kanë vendosur që të mos japin as veresi. Sepse thonë se situata është bërë e vështirë edhe për ta.
Nga ana tjetër qytetarët thonë se jetesa për ta ka arritur në kufijtë e mbijetesës.
Rritja e çmimeve ka prekur edhe produktin “e dashur” të elbasanasve, bugaçen, e cila sot kushton 60 lekë nga 30 lekë që ishte pak muaj më parë.
Ka nga ata prindër që thonë se shpesh janë detyruar që të mos i plotësojnë as kërkesat fëmijëve.
Kjo situatë paraqitet thuajse në të gjithë qarkun e Elbasanit ku numri i personave që janë në kufijtë e mbijetesës, është çdo ditë e më i lartë.