Dyfishimi i çmimit të patentës ka bërë që qytetarët në Elbasan të dynden pranë qendrave shëndetësore për të marrë dokumentet përkatëse që bëjnë të mundur nisjen e procedurave për pajisjen me lejen e drejtimit.
Foto tregon radhë qytetarësh që në orët e para të mëngjesit. Ata u janë drejtuar mjekëve specialistë për të marrë vërtetimet përkatëse për plotësimin e formularit.
Lejet e drejtimit nuk do të kushtojnë më 450 mijë lekë të vjetra. Blendi Gonxhe, drejtor i Drejtorisë së Përgjithsmë të Transportit Rrugor bëri me dije se ka firmosur marrëveshje me grupet e interesit që përfshin rreth 300 autoshkolla në të gjithë vendin. Nga java e ardhshme, patenta do të kushtojë 850 mijë lekë të vjetra.