Rritja e rasteve me Covid, Mali i Zi rikthen maskat në vend

0

MALI I ZI- Masat e reja anti-Covid kanë hyrë në fuqi ditën e sotme në Malin e Zi. Nga e premtja në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi masat e reja epidemiologjike, sipas të cilave qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska ​​në të gjitha institucionet publike, farmacitë, dyqanet, pikat e karburantit, aeroportet dhe stacionet e autobusëve, njoftuan autoritetet shëndetësore malazeze.

Nëse këto masa nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës epidemiologjike në periudhën e ardhshme dhe rritet numri i rasteve të vdekjeve, infeksioneve dhe shtrimeve në spital, kreu i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galic paralajmëroi se detyrimi për mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat do të vazhdojë.

“Për të parandaluar që kjo të ndodhë, me besimin se qytetarët do të respektojnë masat ekzistuese dhe masat e reja kundër pandemisë, është e nevojshme që ata persona që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 ta bëjnë këtë sa më parë, ndërsa të tjerët të merrni doza përforcuese”, tha Galiç.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Elvis Omeragiç, tha se varianti i ri i virusit SARS COV-19 është dukshëm më ngjitës dhe krahasuar me variantet e mëparshme, por është edhe më pak i rrezikshëm. Masat do të jenë në fuqi deri më 12 gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu