Rritja më e madhe në 12 vjet, në SHBA u eksportuan 288 milionë litra tekila në 2021

0

Eksportet e tekilës arritën një shifër rekord prej 339 milionë litra në vitin 2021, raportoi autoriteti rregullator.

Kjo ishte sasia më e madhe që u eksportua brenda një viti që nga viti 1995, kur u përpiluan për herë të parë statistikat.

Eksportet u rritën 18 për qind krahasuar me një vit më parë, duke regjistruar rritjen më të madhe në 12 vjet. Në SHBA u eksportuan rreth 288 milionë litra tekila, ndërsa në Gjermani, 6.5 milionë litra.
Tekila është një pije alkoolike e bërë nga një bimë që rritet kryesisht në rajonin qendror të Meksikës.

Vetëm tekilat me origjinë nga shtetet Jalisco, Tamaulipas, Michoacan, Guanajuato dhe Nayarit mund të shiten me përcaktimin e origjinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu