Përplasja për selinë/ Kim Mehmeti: E turpshme është ajo që ndodhi te selia

0
“Sa e turpshme është ajo që ndodh te selia e Partisë Demokratike në Tiranë❗️
Gabojnë ata që mendojnë se ky turp u takon vetëm atyre që e mbrojnë dhe atyre që duan ta pushtojnë ‘kalanë’ e PD-së!
Jo, ai turp na bie në hise edhe neve që ua humbëm kuptimin fjalëve, ne që kurrë nuk i treguam këtij populli se është në duart e politikanëve që shkelin edhe mbi kufoma, sepse besojnë se janë pronarë të përjetshëm të pushtetit dhe shtetit.
Dhe kur i sheh gjitha ato skena të neveritshme dhe të paimagjinueshme mesjetare që i përdorin ata që e mbrojnë dhe ata që e sulmojnë ‘kështjellën’ e PD-së, nuk mund ta shmangësh pyetjen: si është e mundur që shqiptaria të durojë tërë këtë marrëzi e tërë këtë turp?
Dhe çka do që të ndodh te godina e PD-së, një gjë është e qartë: nga sot e tutje, emblema e kësaj partie do simbolizojë edhe turpin e sotëm! E godina e saj do jetë vend krimi ku ‘ra’ PD-ja, ajo më nuk i takon askujt, ajo është vend ku Shqipëria dhe shqiptaria u përballën me mjerimin e vet politik.” (Kim Mehmeti)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu