‘RROK N’KALA’, mbahet në Elbasan, promovon muzikën rrok në vend

0

‘RROK N’KALA’ ishte aktiviteti i radhës muzikor në qytetin e Elbasanit, i organizuar në portën e Kalasë historike.

Të ftuar special ishin Urban Band dhe këngëtari Lorenc Hasrama, të cilët përmes melodive të mrekullueshme të rrokut sollën një atmosferë elektrizuese për të gjithë qytetarët dhe turistët që ndodheshin në sheshin kryesor të qytetit.

Artistët shprehen të lumtur që performuan në Elbasan dhe për faktin se koncerti promovon vlerat artistike të artistëve por dhe të muzikës rrok e cila së fundmi nuk parapëlqehet si më parë nga të rinjtë.

‘RROK N’KALA’ u shijua nga vendas dhe turistë të huaj, të cilët theksuan se aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta.

Aktivitete të tilla synojnë të argëtojnë dhe freskojnë qytetar dhe turiste në këto ditë të nxehta verore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu