Rruga u ça para zgjedhjeve dhe u la përgjysëm, ankohen banorët e lagjjes “Shënkoll” në Elbasan

0

Aksi Elbasan – Gjinar gjatë gjithë gjatësisë së tij ka degraduar, por në kilometrin e parë situata paraqitet edhe më problematike. Shkak është bërë carja e rrugës rreth dy muaj më parë nga Ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizimeve. Pas janë lënë gurë, beton i carë dhe ndotje masive. Ata që e vuajnë më së shumti një situatë të tillë janë banorët e lagjies “Shënkoll”. Thonë se e kanë të pamundur të hapin dritaret apo dyert për tu ajrosur pasi tymi depërton brenda. Shpesh ndjejnë edhe zhurmat e gurëve teksa godasin shtëpinë prej mjeteve që përshkojnë aksin.

Për drejtuesit e mjeteve rruga ështe shndërruar në rrezik serioz sidomos kur lëvizet mbrëmjeve. Ata ankohen për amortizimin e mjeteve pasi shpesh u duhet të bëjnë frenime të detyruara.

Amortizimi i rrugës ndikon negativisht te sektori i turizmit. Për të shkuar në pikën turistike të Gjinarit turistët do të duhet të kalojnë nga këtu.

Infoweb Media kontaktoi me ndërmarrjen e ujësjellësit në bashkinë Elbasan. Drejtues të kësaj të fundit jashtë kameras bëjnë me dije se punimet janë lënë pezull me qëllim që rruga të krijojë bazament, por sigurojnë se brenda muajit qershor rruga ne kilometrin e parë do të asfaltohet.

Infoweb Media / Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu