Gropat e hapura nga firmat kontraktuese, si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe mungesës së sinjalistikës së duhur, janë shndërruar në një shqetësim serioz për qytetarët elbasanas.Fëmijë dhe të moshuar kanë rënë pre e incidenteve të shumta gjatë ditëve të fundit, ndërsa dhjetëra drejtues mjetesh raportojnë për dëme të konsiderueshme materiale.
Përballë kësaj problematike, duket se pushteti vendor është i pafuqishëm, ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Blerim Berbati, kërkon marrjen e masave të menjëhershme.
Berbati kërkoi gjithashtu që gjatë fundjavave të ndryshohet sinjalistika pranë shkollës së Mengelit, me qëllim shmangien e trafikut në atë aks rrugor. Një kritikë e kishte edhe ndaj firmave kontraktuese të mirëmbajtjes së rrugëve, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjeve të menjëhershme në rast aksidenti apo në periudha me reshje dëbore.
Reshjet e fundit shkaktuan probleme të shumta me bllokimin e rrugëve nga inertet, ndaj kërkohet fillimisht parandalimi dhe më pas ndërhyrja në kohë për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.
Infoweb Media





