Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku nëna i ka marrë jetën djalit të saj 9-vjeçar. Krimi makabër ka ndodhur në Muggia, në provincën e Triestes.
Sipas mediave italiane, Olena Stasiuk, një grua 55-vjeçare ukrainase, përdori një thikë të madhe kuzhine për të vrarë djalin dhe më pas tentoi të kryente vetëvrasje, duke prerë kyçet e duarëve të saj.
Trupi i pajetë i fëmijës u gjet nga policia mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të babit të tij. Babai, i cili ishte i divorcuar nga gruaja dhe nuk mund të kontaktonte me të. Mësohet se ajo duhet t’ia kthente djalin babait në orën 9 të mbrëmjes, por i mori jetën.
Gruaja u arrestuar dhe u dërgua në Spitalin Cattinara për trajtime mjekësore. Sipas informacioneve, 55-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor, ajo ishte nën kujdesin e Gjykatës dhe Qendrës së Shëndetit Mendor.





