Ruçi uron për Ditën e Verës: Pandemia nuk depërton në zonat e jetës shpirtërore

0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot Ditën e Verës.

 “Dita e Verës, për herë të dytë, festohet në stinë të vështirësuara nga pandemia. Por kjo e keqe që ka goditur planetin dhe Shqipërinë, gjithashtu, na ka kufizuar fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht. Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira. Le të gëzojmë bashkarisht këtë ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrave familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu