Rudina Dembacaj martohet me Mark Frrokun ditën e parë të vitit 2021! Publikohen fotot

0

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë martuar!

Ditën e sotme, aktorja e humorit i surprizoi të gjithë me publikimin e disa otove të realizuara në Bashkinë e Tiranës.

Ata nuk kanë bërë ende një ceremoni martesore, por kur kanë bërë celebrimin kanë qenë të pranishëm vetëm disa persona.

Pavarësisht kësaj, moderatorja premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, teksa tani e tutje ajo mban mbiemrin Frroku.

“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasëm)”- ka shkruar Rudina krah fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij.

Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Me këtë fundit ajo ka treguar se ruan super raporte, duke u bërë model për të gjithë prindërit e divorcuar.

Dembacaj mori në shtator porpozimin më të bukur për martesë nga Mark Frroku, duke i thënë “Po” përgjithmonë.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje.

Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu