Gjermania dhe Turqia bashkohen: Do ta prodhojmë së bashku vaksinën anti-covid

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë me dije se vendi i tij është në diskutime me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të një vaksine kundër covid-19. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se Turqia dhe kompania gjermane BioNTech arritën një marrëveshje sipas të cilës fillimisht 550 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech do të shpërndahen në fillim të vitit 2021.

Ndërkohë, presidenti i Turqisë tha se:

Në negociatat tona me Gjermaninë po ekziston çështja e prodhimit të përbashkët të vaksinave. Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë vazhdon punën për këtë çështje.
Më tej, Erdogan theksoi se Turqia ka bërë përparim në sigurimin e vaksinave, duke shtuar se rreth 3 milionë doza janë marrë. Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia ka regjistruar mbi 2,2 milionë raste, prej të cilave të paktën 2,1 milionë janë shëruar dhe 20,881 kanë ndërruar jetë. Kujtojmë se Turqia ka zbatuar një shtetrrethim gjatë fundjavave në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Vendi aktualisht është nën një shtetrrethim me rastin e festave të Vitit të Ri, që filloi nga mbrëmë dhe do të jetë në fuqi deri në orën 5 e mëngjesit të 4 janarit.

Burimi: www.dailysabah.com/ joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu