Rusët rrëmbejnë 50 civilë nga një fshat të Ukrainës!

0

UKRAINË- Trupat ruse kanë rrëmbyer rreth 50 ukrainas nga një fshat në rajonin Sumy, në kufirin verilindor të Ukrainës, dhe i kanë çuar në Rusi. Në një postim në Telegram, Komisioneri i të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, Dmytro Lubynets, duke cituar informacionet fillestare, tha se forcat ruse kanë kapur të enjten banorët e fshatit Khrabovske, pranë kufirit me Rusinë.

Sipas tij, banorët u mbajtën robër pa qasje në komunikim përpara se të dërgoheshin në Rusi të shtunën. Lubinet tha se i kishte bërë thirrje Komisionerit Rus për të Drejtat e Njeriut dhe Kryqit të Kuq. Ai gjithashtu i nxiti ukrainasit të largoheshin nga zonat kufitare me të afërmit e tyre, duke i paralajmëruar se ishte e rrezikshme të qëndronin atje.

Mediat ukrainase raportuan, duke cituar burime ushtarake, se shumica e të rrëmbyerve kishin refuzuar më parë të evakuoheshin nga zona në Ukrainë. Komandanti ushtarak i Sumy-t, Oleh Khryhorov, tha në Facebook se operacionet e evakuimit nga zonat kufitare po vazhdonin. Këtu përfshiheshin banorët që më parë kishin refuzuar të largoheshin nga zona.