Sëmuret gjatë udhëtimit nga Korfuzi, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

0

Një 67-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi u sëmur gjatë udhëtimit me tragetin e linjës Korfuz–Sarandë, ku po udhëtonte për të festuar festat e fundvitit me familjen.

Sapo trageti mbërriti në portin e Sarandës, shtetasi Ndue Gjoka, banor i Shkodrës dhe emigrant prej vitesh në Greqi, u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Sipas mjekëve, 67-vjeçari paraqiste probleme serioze me aortën e zemrës, konkretisht disekatio aorte. Pas dhënies së ndihmës së parë dhe stabilizimit të gjendjes shëndetësore, ai u transportua me helikopter drejt një spitali në Tiranë për trajtim të specializuar.