Rusia qëllon me avionë dhe topa anijen britanike. ja ku ndodhi incidenti i rëndë

0

Incident i rëndë në brigjet e Krimesë.

Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në detin e Zi duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë.

Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se si anija ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.

Incidenti ndodhi në jug të Krimesë ku sipas rusëve anija britanike ndryshoi papritur kursin duke u futur në ujërat e Rusisë. Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijet britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.

Fill pas ngjarjes së rëndë, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes raporton Interfax.

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha: “Shkatërruesi u paralajmërua paraprakisht se do të qëlloheshin në rast të shkeljes së kufirit shtetëror rus. Ai nuk e mori parasysh paralajmërimin.

Pas incidentit, atasheu ushtarak britanik është thirrur në Moskë, kanë raportuar mediat ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu