Rusia: Zhdukim nga harta Ukrainën, Poloninë dhe gjithë Europën

0

Kërcënimet me armë bërthamore ndaj perëndimit, Moska po i shndërron në rutinë. Rasti më i fundit është ai i kreut të Dumës, dhomës së ulët të parlamentit rus, i cili paralajmëron se Rusia mund të zhdukë nga harta Ukrainën, Poloninë dhe gjithë Europën.

Përmes një deklarate në Telegram, të vetmin rrjet social që u shërben si dritare e tyre për publikun perëndimor, Vjaçesllav Volodin lëshoi kërcënimin e ashpër në përgjigje të një deklarate të eurodeputetit polak Radoslav Sikorski.

Duke folur në një televizion ukrainas, Sikorski që ka qenë edhe ministër i jashtëm i Polonisë tha se perëndimi duhet t’i japë raketa bërthamore Ukrainës. Sipas tij, kjo justifikohet me faktin se Rusia ka shkelur Marrëveshjen e Sigurisë së Budapestit, të 1994-ës, me sulmin në Ukrainë.

Sikorski thotë se sipas marrëveshjes së 28 viteve më parë, Ukraina dorëzoi arsenalin bërthamor pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu