Ngjarje e rëndë në Peqin/ Gruaja gjendet e vdekur në një kanal vaditës, dyshimet e para

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Peqin, ku një grua 81-vjeçare është gjetur e vdekur në një kanal vaditës.

Kanali vaditës ku u gjet gruaja është pranë një kantieri ndërtimi, dhe paraprakisht, dyshohet se 81-vjeçarja është mbytur aty.

Policia njofton se për të moshuarën ka bërë të hënën kallëzim në Komisariatin e Policisë Peqin nipi i saj, duke deklaruar se e moshuara ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.

Sipas deklarimeve të familjarëve 81-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu