Sa paguhet Argjira Spanca për një postim në Instagram ?

0

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Argjira Spanca ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Prive’, ku iu përgjigj intervistës “60 sekonda”.

Ndër të tjera, ajo zbuloi gjithashtu sesa paguhet për një postim promocional në Instagram.

“Diku tek 300 euro e më sipër”, ka treguar Argjira.

E karakterizuar për natyrën e saj të çiltër, moderatorja iu përgjigj pa dorashka të gjitha pyetjeve gjatë kësaj interviste.

Gazetari: Sa vjeç e ke dhënë puthjen e parë?

Argjira: 16 vjeçe.

Gazetari: Kur e ke festuar Shën Valentinin e fundit?

Argjira: Fundit (qesh)

Gazetari: Sa herë je tradhëtuar në jetë?

Argjira: Disa herë, sidomos prej shoqërisë.

Kujtojmë se para disa muajsh, moderatorja ka prekur të pranishmit në “E’diell” dhe publikun nga ekrani me historinë e jetës së saj.

Argjira ka kujtuar me mall të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”- ka thënë moderatorja, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”.- tregoi Argjira e emocionuar dhe mes lotësh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu