Sabri Fejzullahu tregon pengun e tij më të madh në karrierën muzikore

0

Sabri Fejzullahu është një nga artistët më të dashur në gjithë trojet shqiptare. Ai mban mbi supe një karrierë 50-vjeçare dhe ka arritur t’ju mbijetojë të gjitha kohërave. Në repertorin e tij muzikor, Fejzullahu numëron qindra hite, disa prej tyre bashkëpunime me artistë të njohur.

Ndonëse çdo këngë e tij ka qenë mjaft e suksesshme, Sabriu ka treguar së fundmi se njëra prej tyre i ka mbetur peng që nuk marrë vëmendjen e duhur. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Sabriu tha se dueti me Ledina Çelon, “Ma ke prish gjumin e natës” nuk është vlerësuar siç duhet. Dyshja morën pjesë me këtë këngë në “Festivalin e Këngës” në vitin 1999 dhe ata nuk u vlerësuan nga juria e asaj kohe. Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite që nga ajo kohë, duket se Sabriu e ka të pamundur ta harrojë këtë fakt.

“Më ka mbetur peng një këngë e Edmond Zhulalit kompozitorin e madh shqiptar. ‘Ma ke prish gjumin e natës’ me Ledina Çelon. Ajo këngë nuk mori asnjë shpërblim. Nuk u vlerësua institucionalisht nga juria nuk mori për hir të mundit që ka bërë diçka”, u shpreh Fejzullahu.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë, djali i tij, Ermal Fejzullahu zbuloi se i ati i ka kërkuar kohë më parë që të mos bëhej këngëtar. I ftuar në një emisioni, Ermali tregoi se Sabriu i ka sugjeruar që të mos bëhej këngëtar, por të punonte në një zyrë. Ermali nuk e dëgjoi këshillën e të atit dhe sot është po aq artist i mirë sa i madhi Sabri Fejzullahu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu