Safet Gjici kërkes Gjykatës së Elbasanit për liri

0

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar. Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor.

Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, pretendon se ka vuajtur dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare. Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për tu liruar me kusht.

Pse është dënuar Gjici?

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu