Saimir Tahiri paraqitet në SPAK për hetim pasuror!

0

Me xhaketë bezhë, me syze dhe një shishe ujë në dorë ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. Ishte ora 13:00 (24 qershor 2024)

Saimir Tahiri është thirrur nga prokurori Elvin Goga në lidhje me hetimin pasuror.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu