Për të gjitha këto ne duhet t’i themi këto fjalë: Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë! Protestë dhe vetëm protëestë. Dhe Edi Rama do ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedh aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, me kafshatën, se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shumë se ata në Europë. E paguajnë naftën njësoj si qytetarët e Zvicrës. Mos luaj me shqiptarët, mos luaj me çmimet. Ne do ngrihemi në këmbë. Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë,. Do t’i tregojmë vendin siç i treguam në vitin 90 etërve të tyre. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë deri në fitoren e plotë.