Samiti i BE/ Maqedonia në “ofensivë diplomatike”. Kryeparlamentari Talat Xhaferi takohet me ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema (FOTO)

0

Në foto: Talat Xhaferi, Massimo D’Alema dhe Ilir Kulla – Rome, 22 qershor

Maqedonia e Veriut duket se ka nisur “ofensivën diplomatike” para Samitit të Bashkimit Europian, më 23 dhe 24 qershor, ku do të vendoset për rrugën e anëtarësimit të Tiranës dhe Shkupit zyrtar. Komisioneri Varhelyi dha sot një lajm pozitiv, duke thënë se Bullgaria mund të tërhiqet nga vetoja.

Kryeparlamentari shqiptar i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka udhëtuar drejt Italisë në një darkë pune për të siguruar sa më shumë mbështetje për Shkupin. Prej dy vitesh, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bllokuar në rrugën e tyre të anëtarësimit nga vetoja e Bullgarisë.

Xhaferi ka zhvilluar një darkë pune me ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema, ku i pranishëm ka qenë dhe eksperti i politikës Ilir Kulla, i cili është gjithashtu njohës i mirë i çështjeve të rajonit, shkruan newsbomb.al.

Kryeparlamentari i Maqedonisë është takuar jo më kot me D’Alemën, pasi ky i fundit është politikan i njohur me shumë influencë te e majta europiane. Në këtë darkë pune të zhvilluar në Romë, Talat Xhaferi ka lobuar për të shmangur një tjetër bllokim nga Bullgaria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu