Samiti mbledh liderët në Tiranë, Berisha: Fasadat e Edi Ramës nuk do t’i pengojnë ata të shohin muret e korrupsionit

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha, është shprehur mbi Samitin e Procesit të Berlinit, për të cilin thotë se prania e liderëve të BE-së është një garanci për opozitën.

Berisha shkruan se “asnjë lloj fasade e Edi Ramës nuk do mund të pengojë ata të shohin muret që Edi Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin”, ku i cilëson këto mure si të kleptokracisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sali Berisha: Nga samiti i Selanikut gjer sot, kanë kaluar 20 vite, por mjerisht vetëm një vend i rajonit nga ajo kohë, është sot anëtar i plotë i BE, Kroacia. Dhe kjo, absolutisht jo se ka munguar predispozita apo dëshira e BE për integrimin e këtyre vendeve, por sepse dhjetë vitet e fundit, procesi i integrimit për shkak të regjimeve autokratike të instaluara në disa vende të këtij rajoni, u shndërrua në një horizont që largohej gjithnjë e më shumë. Prania sot e liderëve të BE është një garanci më shumë për shqiptarët dhe popullin opozitar se asnjë lloj fasade e Edi Ramës nuk do mund të pengojë ata të shohin muret që Edi Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin. Të shohin murin e kleptokracisë dhe korrupsionit, murin e drogës dhe krimit të organizuar, murin e varfërisë dhe mjerimit, murin e monizmit thuaj të plotë dhe luftës antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu