Gara për SPAK, cilët janë prokurorët që synojnë vendet vakante

0

Gara në SPAK për tre vendet vakante në këtë institucion vazhdon të jetë e hapur. Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë dhe prokurori Bledar Maksuti bëhet kandidati i gjashtë që kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAk.

Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu