“Sapo ndodhi, arrestohet Edi Rama. Ja për çfarë akuzohet”. Çudit me postimin ish-deputeti i PS-së

0

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj në një shënim në mediat sociale shkruan me ironi se ‘është arrestuar, kryeministri Edi Rama’.

Ndocaj rendit një sërë akuzash për të cilat sipas tij është arrestuar kreu i qeverisë, duke filluar nga mashtrimi për deklarimin e pasurisë, vjedhjet me PPP, për panik ndaj qytetarëve në kohë pandemie si dhe e fundit është sharja me familje e një qytetari në telefon.

“SAPO NDODHI: ARRESTOHET EDI RAMA. Mirdita miq sapo ndodhi; arrestohet Edi Rama, me akuzat e më poshtme; për mashtrim të bashkëshortes në shperdorim të parave të sajë 2 milion euro, për 3 depozitat në Surrel të deklaruara si shtëpi, #per vjedhje PPP dhe mashtrim me termetin, për panik ndaj qytetarëve në kohë pandemie ose luftë siç e quan ai, për kanabizimin e Shqiperisë, për shpifje ndaj vllezerve Budina, për shtimin e kushteve për integrim në Europë,- nga tre që ishin sot në 15. Akuza e fundit është sharja me familje e qytetarit në telefon. Drejtësia po triumfon!”- shkruan Ndocaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu