Sara dhe Atdheu shfaqen shumë afër njëri-tjetrit jashtë emisionit, Sindi tallet me Gelianin

0

Pasi Geliani u deklarua për Sarën, kjo e fundit i bëri lëmsh të gjithë ditën e djeshme duke u shfaqur shumë e afërt me Atdheun në rrjete sociale. Djali nga Kosova publikoi në Instagram një foto përkrah Sarës, në të cilën të dy shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit.

Pas këtij veprimi Geliani vendosi të hiqte Sarën  nga lista e ndjekësve të tij në Instagram. Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve të papritura nuk ka munguar dhe një reagim ironizues nga Sindi.

Ajo ka shkëputur disa nga fjalët e Gelianit, kur ai u deklarua për Sarën në “Për’puthen”.

“Sikur të gjithë botën të kem kundra do jem me të. Hahaha”, ka shkruar Sindi shoqëruar me emojin e një palaço.

Më pas ajo ka publikuar një pjesë nga filmi “14 vjeç dhëndër” e me ironi ka shkruar për Gelianin: “I vogli Gjino”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu