SAS, grupimi më i madh në ndihmë të të rinjve!

0

Nga Jonas Kepi

SAS është një komunitet i themeluar në vitin 2023 dhe ka shndërruar veten në grupin më të madh aktualisht në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë. SAS është angazhuar në ndihmën e të rinjve me problemet e tyre, përfshirë sfidat akademike dhe ato të punësimit, duke ofruar mbi 1000 njoftime me mundësi të ndryshme nën emrin SAS (Shërbime të Veçanta për Arritje):SAS është burimi kryesor për njoftime rreth Eventeve, Mundësive të Punësimit dhe, në fund, Mundësive të Bursave, brenda dhe jashtë vendit.Grupet e SAS ndahen në tri kategori: SAS Evente, SAS Mundësi, dhe SAS Bursa, duke e bërë qasjen e perdoruesve dhe anëtarëve të grupit më të lehtë.

Është një rrjet që ofron një gamë të gjerë të mundësive për të rinjtë. Përfshin në fushën e saj shkollime të plotësisht të finansuara, trajnime të specializuara, konferenca dhe udhëtime studimore ndërkombëtare. Përveç kësaj, SAS siguron platforma të përparuara të komunikimit dhe bashkëpunimit, ku të rinjtë mund të ndajnë idetë dhe të zhvillojnë projekte të përbashkëta.

Feedback-u nga të rinjtë që janë pjesë e SAS është jashtëzakonisht pozitiv. Ata shprehin një ndjenjë të thellë të rritjes personale dhe profesionale, si dhe një përkushtim të madh për të arritur objektivat e tyre dhe për të ndikuar në shoqërinë përreth tyre në mënyrë pozitive. Përmes SAS, të rinjtë fitojnë njohuri të reja, përvoja të çmuara dhe lidhje të reja me njerëz të ngjashëm me ta nga mbarë bota.

Ata zhvillojnë aftësi të komunikimit, menaxhimit të projekteve dhe ndërveprimi ndërkulturor, duke i bërë ato më të përgatitura për sfidat dhe mundësitë që vijnë në karrierën dhe jetën e tyre të përgjithshme.

SAS është një hap i rëndësishëm drejt suksesit dhe arritjes së ëndrrave për të rinjtë, duke ofruar një ambient mbështetës dhe të frytshëm për zhvillimin personal dhe profesional të tyre.

Grupet Tona kan ndihmuar shumë të rinj të zgjidhin sfidat e tyre dhe ka ndihmuar ata të aktivizohen në fusha të ndryshme si politika, IT, biznes, dhe më shumë. Së shpejti, SAS do të hapë faqen e parë të njoftimeve në Shqipëri, e quajtur SAS Global. Bashkohu dhe bëhu pjesë e SAS.

Profili në Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu