Prapaskenat e marrëveshjes së Berishës me Ramën, Moisiu: I mbylla brenda 2 ditë derisa doli ‘tymi i bardhë’!

0

Ish presidenti i Shqipërisë në vitin 2002-2007, Alfred Moisiu ka qenë i ftuar sot në “Breaking në Top News”.

Ai ka treguar paraskenat e marrëveshjes e Berishës me Ramën në vitin 2007 dhe ngujimi i tyre derisa dolën me një kompromis për zgjedhjet e atij viti.

“Ishte 2007, në prag të zgjedhjeve lokale mirëpo, Partia Socialiste nuk donte të merrte pjesë në zgjedhje, sepse nuk kishin garanci për lirinë e votës. OSBE nuk arriti asgjë dhe po vinte koha e zgjedhjeve. Vijnë te unë partitë e vogla dhe më thanë: Ça do bëhet? U shqetësova dhe thirra njerëzit e duhur. Ramë dakord dhe në janar jemi mbledhur në presidencë gjithë kryetarët e partive parlamentare dhe kemi ndenjur 2 ditë. Do mblidhemi t’i japim rrugë kësaj pune. I ndava dy grupe dhe pas dy ditëve u firmos marrëveshja. Kemi dhe një foto historike nga ai moment”, tha ai për Breaking.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu