Sasi kokaine të ardhura nga Amerika Latine nëpër kontenierë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së “Alba exotic”

0

Kompania Alba exotic fruits do vijojë të qëndrojë nën sekuestro. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesëne kompanisë për heqjen e masës së sekuestros ndaj kompanisë, duke lënë në fuqi masën “sekuestro preventive. Kompania e importit te frutave ekzotike nga ekuadori u sekuestrua sisa muaj më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Gjykata pranoi kërkesën e SPAK, pasi në kontenierët e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ janë zbuluar vazhdimisht sasi kokaine të ardhura nga Amerika Latine. Sipas Spak kjo kompani tashmë konsiderohet si subjekt juridik, i dyshuar për trafik të narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu